Stil

Kur komoditeti dhe stili bashkohen


Të gjithë e dashurojmë momentin kur fustanin tonë të preferuar, tashmë mund ta shoqërojmë me atlete dhe sërish të qëndrojmë plot stil. Ky është trendi i fundit pranverë-verë 2021.

Stina e pranverës është ideale për këtë kombinim, pasi fillon dhe rritja e temperaturave. Nëse ende nuk e keni përshtatur këtë stil, përvishni mëngët dhe bëhuni gati, sepse ditëve me shi po i vjen fundi dhe po aq shpejt do të gjeni ekuilibrin e dëshiruar te fustanet dhe atletet.

Është kombinimi perfekt për motin e ndërmjetëm, pasi vlerat e temperaturave janë në lëvizje të vazhdueshme. Në fakt, çdo lloj fustani pranveror mund ta kombinoni me atletet e duhura nëse ndiqni disa modele të thjeshta.

Pranvera me freskinë e saj dhe çeljen e luleve, ju mundëson të luani edhe me ngjyra, për t’i dhënë pamjes suaj një energji ndryshe. Ndonjëherë është e vështirë të gjeni atletet perfekte për fustanin tuaj, prandaj do të shihni disa kombinime të cilat do t’ju vijnë në ndihmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore