Lajme

Kur Javier Solana kishte rënë në kurthin e rregullave strikte të amerikanëve për listat e zeza


Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana-s

Në vitin 2018, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana-s, i ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsyeja më shumë lidhej me një rregull të përgjithshëm të SHBA-ve sesa me pakënaqësi konkrete të vetë Solana-s.

Ai, për arsye pune, kishte realizuar një vizitë në Iran në vitin 2013, dhe SHBA-të kishin një rregull që u ndalohej hyrja në vend, të gjithë atyre që vizitojnë shtetet që janë në listën e zezë të Amerikës.

Javier Solana ishte njëri nga negociatorët që luajti rol kyç në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, në kohën sa ishte në funksion të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

“New York Times” raportonte se Solana të hënën ka deklaruar se aplikacioni i tij në ESTA (Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve) që përcakton pranueshmërinë e vizitorëve nga disa vende për të udhëtuar për në ShBA pa pasur nevojë të aplikojë për vizë, për herë të parë i është mohuar.

“Ai tha se do të aplikojë për vizë, një proces i rëndë dhe i kushtueshëm”, transmeton NYT.

Solana, atëherë 75 vjeç, shtetas spanjoll, problemin e autorizimit të udhëtimit për të cilin u raportua fillimisht nga e përditshmja El País, tha se e konsideronte “më shumë burokratik sesa politik”.

Në vitin 2016, administrata e Obamës, duke iu përgjigjur kufizimeve të vendosura në Kongres, shtrëngoi kërkesat për të parandaluar qytetarët e 38 vendeve që kishin udhëtuar në Iran, Irak, Libi, Somali, Sudan, Siri ose Jemen pas 1 marsit 2011, të vinin në Shtetet e Bashkuara.

Këta udhëtarë u kërkohet të kalojnë procesin e plotë të verifikimit të kërkuar për të marrë një vizë, duke përfshirë një intervistë personale në një ambasadë ose konsullatë të Shteteve të Bashkuara.

Por heqja e vizave mund të jepet gjithashtu rast pas rasti për ata që kanë udhëtuar në Iran si gazetarë, punonjës të ndihmës ose përfaqësues të qeverisë.

Solana tha se për herë të fundit ishte në Iran në vitin 2013, kur ishte i ftuar në inaugurimin e Presidentit Hassan Rouhani. Z. Solana nuk kishte asnjë post zyrtar në qeveri në atë kohë.

Administrata Trump ka qenë veçanërisht armiqësore ndaj Iranit, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015, të cilën zoti Solana ishte instrumental për të nisur gjatë kohës së tij si shef i politikës së jashtme evropiane, një punë që ai la në 2009.

Qytetarët e Spanjës zakonisht nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për më pak se 90 ditë.

Autorizimi ESTA, i disponueshëm për qytetarët e 38 vendeve, përfshirë Australinë, Britaninë, Zelandën e Re dhe pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian, dhe që duhet kërkuar të paktën 72 orë përpara udhëtimit, normalisht do të thotë se nuk ka surpriza në pikat e hyrjes kufitare.

Solana, i cili gjithashtu shërbeu si ministër i Jashtëm i Spanjës, ishte planifikuar të merrte pjesë në një ngjarje në Ëashington.

Një zyrtar i shtypit për Ambasadën Amerikane në Madrid tha se ai nuk mund të komentonte për raste individuale, por rregullat e ESTA ishin të detajuara qartë në faqen e internetit të Departamentit për Sigurinë Kombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore