Libra

Kur imagjinata s’njeh kufi – si u zbuluan autorët-vrasës


Të shkruarit duhet të ketë gjithmonë një shkas. Por, kur në libra dëshmohet ajo çfarë ka ndodhur, si pjesë e imagjinatës, mund të përmblidhet veç në një emër: fantazi “e shfrenuar”.

Në një zbulim të fundit, disa autorë në disa prej veprave të tyre, të gjinisë thriller, në fakt kanë shkruar historitë e vërteta për vrasjet që kanë kryer.

Ia cilët janë shkrimtarët, të cilëve ju janë zbuluar krimet, nga ajo çfarë kanë shkruar:

Liu Yongbiao

Një nga autorët me ndikim shumë të madh, autori kinez Liu Yongbiao, u arrestua pas dyshimeve se kishte rrahur katër persona.

Në kohën e arrestimit, Liu po punonte për një histori të quajtur “The Beautiful Writer Who Killed” (Shkrimtarja e bukur që vret).

Në qendër të historisë, ishte një shkrimtare misterioze, e cila kishte vrarë njerëz të ndryshëm dhe sesi të gjitha rastet kishin mbetur të pazgjidhura.

Pas një hetimi, policia zbuloi se vetë Liu ishte përpjekur t’i grabiste vërtet mysafirët e një bujtine në qytetin Huzhou.

Krystian Bala

Shkrimtari polak do të publikonte thriller-in e tij në vitin 2003.

Ai do të përshkruante historinë e një intelektuali polak të quajtur, Chris, i cili vrau një dashnore pa ndonjë arsye të veçantë. Po ashtu, edhe faktin sesi e mbuloi vrasjen aq mirë sa nuk zbulohet kurrë.

Përshkrimi i vrasjes deri në detaje i gruas dhe mënyra në të cilën ajo u gjet e vrarë ishin mjaft të ngjashme me mënyrën në të cilën biznesmeni polak Dariuz Janiszekwsi u gjet i vdekur në vitin 2000.

Policia ishte në gjendje të rindërtonte historinë dhe ta lidhte atë me shkrimtarin, duke gjurmuar një telefonatë të dyshimit.

Richard Klinkhamer

Një tjetër nga historitë më të njohura të vrasëseve që shkruajnë libra, është ajo e holandezit Richard Klinkhamer, i cili, në vitin 1992, i dërgoi agjentit të tij një shkrim të trishtuar, në të cilin eksploroi shtatë mënyra që mund të kenë vrarë gruan e tij, që u zhduk më 1991.

Dorëshkrimi ishte aq makabër, saqë botuesi refuzoi botimin e tij.

Ai u dyshua për vrasjen e gruas së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore