Udhëtime

Kur do të rikthehen udhëtimet ndërkombëtare?


Ekspertët parashikojnë që numri njerëzve që udhëtojnë jashtë, pritet të rritet nga mesi i vitit. Vaksina do shpërndahet në shumë vende, dhe rastet e të sëmurëve do fillojnë të bien.

Paul Charles, nga Agjencia e Konsultimit për Turizmin PC, tha: “Unë jam i sigurt që në fillim të majit , të gjithë do jemi pjesë e një bote më të mirë”.

Vaksina po shpërndahet me ritme të shpejta në të gjithë botën, por koordinimi përtej kufijve do jetë i vështirë. Disa agjenci në shtete të ndryshme të botës kanë ndjekur udhëzimet globale për mbrojtjen nga Covid, në mënyrë që udhëtimet në këtë periudhë të jenë më të sigurta.

Konfuzioni i udhëtarëve mund të rritet, me kërkesat e larta për teste.

“Do të na duhet një qasje e harmonizuar globale për njohjen dhe ndarjen e saktë të informacionit, të vaksinimit dhe testimit”- tha Oliveira, pjesë e agjencisë PC.

Kjo është arsyeja pse ACI, e cila është një organizatë që përfaqëson aeroportet e botës, mbështet përdorimin e aplikacioneve shëndetësore të tilla si Common Pass, një mjet që do të lejonte udhëtarët të ndajnë rezultatet e laboratorit dhe të dhënat e vaksinimit pa zbuluar informacione të tjera personale shëndetësore.

Ndërsa presim për rënien e rasteve të koronavirusit dhe koordinim më global për udhëtime ndërkufitare, korporata të ndryshme po ofrojnë zgjidhjet e tyre të ndërmjetme.

Ekspertët e turizmit u shprehen për CNN,  se duan të kthejnë shpirtin e kujtimeve të bukura te njerërzit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore