Shqipëria

Kur Berisha i kërkonte Clinton-it “autonomi për shqiptarët në Kosovë, jo më shumë”


Foto nga Albanian Post

Publicisti shqiptar, Mero Baze, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një pjesë të stenogramit nga takimi në mes të atëherë presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Takimi kishte ndodhur në shtator të vitit 1955, derisa  Baze e ka nxjerrur procesverbalin e takimit nga dokumentet e desekretura të Bibliotekës Clinton.

Berisha, derisa i flet Clinton-it në takim për suksesket e Shqipërisë, përmend edhe Kosovën në kuadër të rajonit me turbulenca.

“Megjithatë, situata në rajon është mjaft shqetësuese”, thotë ai.

“Kosova është nën pushtim të plotë. Për këtë gjë kam folur edhe me Sekretarin e Shtetit”.

Atij, thotë Berisha, “i kam kërkuar nëse SHBA-ja mund të merrte rolin e ndërmjetësit në negociatat për rikthimin e autonomisë atje”.

Berisha thotë se ishte në dijeni që shqiptarët “do të më pyesin nëse duhet të kërkojmë më shumë, por unë them që jo”.

“Sepse të kërkosh më shumë do të thotë luftë” dhe luftë për çlirim Berisha nuk donte.

Gjithë kjo bisedë, por dhe konteksti në të cilin ndodhi, është pjesë e librit të Mero Bazes, Republika e Parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore