Sport

Kuqezinjtë në San Marino, ndryshime në emrat e listës


Pas ndeshjes të së dielës në “Air Albania”, ku Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u mund 0-2 nga tre luanët e Anglisë, kuqezinjtë tani udhëtojnë për në San Marino.

Të përzgjedhurit e Rejas do jenë musafir të skuadrës modeste, ndeshje kjo që pritet të sjellë një rezultat pozitiv për tanët.

San Marino ka humbur dy ndeshjet e para në grup, 5-0 nga Anglia dhe 3-0 nga Hungaria.

Kombëtarja shqiptare sot ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime të pjesshme, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino.

Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rekuperohet në kohë për ndeshjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore