Përballje

Kupa e Shqipërisë/ Përfundon në paqe ndeshja e parë mes Dinamos dhe Partizanit


Ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Partizanit, përfundoi në barazim 1:1.

Një ndeshje derbi e kryeqytetit, që ishte e luftuar që nga fillimi e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Goli i parë i kësaj sfide erdhi për Partizanin që ishte në rolin e mysafirit në këtë ndeshje, të cilët shënuan në minutën e 24-të.

Tedi Cara kaloi të kuqtë në epërsi, pas një pasigurie nga portierit, Simon Simoni, të cilit i shpëtoi topi nga duart pas goditjes të Albion Markut.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 42-të Dinamo fitoi një penallti, pas ndërhyrjes së rrezikshme që Egzon Belica i shkaktoi Patrik Bardhit.

Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Agim Ibraimi, i cili mposhti portierin Alban Hoxhën edhe pse ai kuptoi krahun e goditjes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, derisa në të dytën, dyja skuadrat patën mundësi të mira për të kaluar në epërsi.

Mirëpo, rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar, me dy skuadrat nga Tirana të cilat u ndanë në paqe në ndeshjen e parë dhe gjithçka mbetet të zgjidhet në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 9 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore