Sport

Kupa e Shqipërisë/ Nexhipi: Fitorja e kupës nuk do të ishte shpëtimi i sezonit


Pas shortit të hedhur në “Air Albania” për çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, Kukësi u vu përballë Teutës. Rreth shortit dhe se çfarë presin verilindorët, ka folur për mediat drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi.

Nexhipi vlerësoi kundërshtarin, por pohoi se do të donte një kundërshtar më të lehtë në letër në këto momente, ndonëse në ndeshjet me një takim kurrë nuk dihet se çfarë ndodhë.

“Një short interesant, Teuta është ekip mjaft cilësor dhe normal që do të jetë një përballje e vështirë. Është përballje me një ndeshje, ai që do të japë maksimumin atë ditë, besoj që do të kalojë më tej”.

“Ne e dimë që tani jemi larg kreut të tabelës dhe do të synojmë që këto ndeshje që kanë mbetur të afrohemi sa më shumë, sepse ka edhe shumë ndeshje që kanë mbetur. Sidoqoftë do të luftojmë që të bëjmë më të mirën dhe ta mbyllim sa më mirë këtë sezon”.

“Jemi larg është fakt, por duhet të bëjmë më të mirën në këto ndeshjet që kemi tani dhe të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Kemi pasur shumë oshilacione këtë sezon dhe kjo na ka penalizuar në situatën tani ku ndodhemi”.

“Sidoqoftë kemi lojtarë mjaft cilësorë, shpresoj që do të dalim nga kjo situatë. Fitorja e Kupës nuk mund ta themi që është shpëtimi i sezonit, gjithsesi ne futemi çdo vit për trofe, jemi larg Vllaznisë të vendit të parë. Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim këtë sezon me një trofe”.

“Nuk kishim preferencë në short. Më mirë do ishte të përballeshim në këto moment me një ekip më të dobët, edhe pse e theksoj, janë ndeshje me një takim dhe mund të ndodhë çdo herë befasi”, tha Nexhipi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore