Sport

Kupa e Shqipërisë/ Mëziu: Kemi luksin të përballemi me Vllazninë


Shorti i Kupës së Shqipërisë i hedhur ditën e mërkurë në “Air Albania” gjeti përballë Korabin me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në Shkodër dhe është vetëm me një takim.

Rreth shortit dhe pritshmërive të ekipit nga Peshkopia ka folur, Fehmi Mëziu, Drejtori Sportiv i klubit të Korabit.

“Po luajmë me të gjithë ekipet e elitës, shorti dihej. Mirë do ishte të përballeshim me Dinamon, por i vlerësojmë të gjithë ekipet, është short i mirë”.

“Surprizë? Futbolli është i papritur, ne do e luftojmë si në të gjithë ndeshjet. Do jetë ndeshje e luftuar nga djemtë, shpresojmë në rezultat pozitiv”.

“Nuk na vjen keq që na ra Vllaznia, ne kemi luksin të përballemi me ta sepse është djepi i futbollit shqiptar. Shpresoj të arrijmë atë që i kemi vënë vetes detyrë”, tha Mëziu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore