Sport

Kupa e Shqipërisë/ Luhen ndeshjet e fundit të raundit të dytë


Tetë ndeshje do të luhen këtë të mërkurë në Kupën e Shqipërisë. Sfidat janë ndeshjet e dyta të raundit të dytë në Kupë.

Mes skuadrave të favorizuara për të kaluar në raundin tjetër, pasi kanë arritur fitore në takimin e parë janë: Laçi, Egnatia, Teuta, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo.

Të gjitha ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 13:30, me përjashtim të derbit mes Tiranës dhe Dinamos. Kjo sfidë do të luhet nga ora 19:45.

Laçi do të presë Tomorin. Në ndeshjen e parë në Berat fituan kurbinasit me rezultatin 1-0.

Kastrioti do të përballet me Flamurtarin. Sfida e parë në Vlorë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Kukësi do të presë Egnatian. Verilindorët humbën ndeshjen e parë në Peqin me rezultatin 3-1.

Partizani përballet me Besëlidhjen. “Demat e Kuq” triumfuan minimalisht 1-0 në takimin e parë të luajtur në Lezhë.

Vllaznia pret Pogradecin. Shkodranët fituan 2-0 në ndeshjen e parë. Teuta pret Korabin. Durrsakët fituan minimalisht 1-0, ndeshjen e parë të luajtur në Peshkopi.

Skënderbeu do të presë Bylisin. Takimi i parë, i luajtur në Ballsh përfundoi në barazim 1-1.

Të enjten Tirana do të përballet në derbi me Dinamon. “Nëndetësja Blu” fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore