Sport

Kupa e Shqipërisë, luhen katër sfidat e fundit të turit të parë


Kupa e Shqipërisë do të luajë të enjten katër sfidat e fundit të turit të parë. Dinamo, Bylisi, Erzeni, Oriku, Tomori, Lushnja, Burreli dhe Besëlidhja do të luajnë për një biletë në turin tjetër të Kupës.

Ditën e mërkurë u luajtën 12 sfida. Partizani, Tirana, Vllaznia, Laçi, Skënderbeu, Teuta, Kastrioti, Erzeni, Pogradeci, Flamurtari, Kukësi dhe Korabi ishin të kualifikuarat e para në turin e dytë.

Katër ndeshjet e të enjtes do të fillojnë nga ora 13:30. Dinamo do të presë Erzenin, për të tentuar përmbysjen dhe kualifikimin. Ndeshjen e parë ishte Erzeni që do e fitonte me rezultatin minimal 1-0.

Bylisi do të presë Orikun. Ballshiotët janë të avantazhuar pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Orikum, fituan me rezultatin 2-1.

Burreli do të presë Besëlidhjen. Ndeshja është e hapur pas atij rezultati 0-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Lezhë.  Tomori do të presë Lushnjën. Beratasit pritet ta kenë më të lehtë kualifkimin pasi fituan me rezultatin 3-0 në takimin e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore