Përballje

Kupa e Kosovës/ Shënohen dy gola, mbyllet në barazim pjesa e parë e finales


Ndeshje shumë interesante është duke u zhvilluar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku janë duke u ballafaquar Drita dhe Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Rezultati momental është i barabartë 1:1, derisa të parët kaluan në epërsi Llapi që në minutën e gjashtë.

Francesco Rivera kaloi ne epërsi llapjanët me një gol shumë të bukur nga goditja e lirë.

Derisa për Dritën barazoi Hamdi Nimani, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit në minutën e 37-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore