Sport

Kupa e Italisë/ Inter-i drejt Allianz Stadium-it për të marr hak


Juventus-i i Andrea Pirlo-s do të presë mbrëmjen e së martës Inter-in e Antonio Conte-s, për ndeshjen e kthimit të gjysëm finales së Kupës së Italisë. Ndeshja e parë e luajtur në “Giuseppe Meazza” përfundoi 1-2 për bardhezinjtë.

Ndeshja e parë u luajt në 2 shkurt dhe pati një përmbysje të rezultatit. Vendasit shënuan të parët me anë të Lautaro Martinez-it, pas një asisti të Nicolo Barella-s. Rikthimi i juventinëve do të vinte me një dygolësh të Cristiano Ronaldo-s. Te tre golat u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Pirlo pritet të rreshtojë ekipin me skemën 4-4-2, në portë Buffon, në mbrojtje Cuadrado, De Ligt, Demiral dhe Danilo, në mesfushë McKennie, Bentancur, Rabiot dhe Cheisa, në sulm Ronaldo dhe Kulusevski.

Conte do t’i përgjigjet Pirlo-s me 3-5-2, në portë Handanoviç, në mbrojtje Bastoni, De Vrij dhe Skrinar, në mesfushë Hakimi, Brozoviç, Barella, Eriksen dhe Darmian, në sulm Lukaku dhe Lautaro.

Te bardhezinjtë mbetet e paqartë situata e Arthur-it dhe Alvaro Morata-s, të cilet janë me gjendje gripale, ndërsa Paolo Dybala që ka qenë i dëmtuar është stervitur me grupin dhe pritet të shihet nëse do të jetë në listën zyrtare të ndeshjes apo nuk është gati akoma. Te Inter-i, janë të skualifikuar për ndeshjen e së martës, Arturo Vidal-i dhe Alexis Sanchez-i.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:45, në “Allianz Stadium” dhe arbiteri kryesor do të jetë Maurizio Mariani. Mariani këtë sezon nuk ka arbitruar asnjë ndeshje të Juventus-it, ndërsa për Inter-in ka arbitruar ndeshjen përballë Milan-it, e humbur 1-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore