Sport

Kupa e Botës në Ski: Linus Strasser fiton slalom-in e Zagrebit


Linus Strasser është imponuar në slalom-in e Zagrebit. Ky ishte suksesi i dytë në karrierën e skiatorit gjerman, që la pas austriakët Feller dhe Schwartz.

Linus Strasser ka fituar slalom-in e Zagrebit për meshkuj, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski alpine. Ndonëse i teti në manshin e parë, ai e fitoi garën me kohën 2’01”30, duke lënë pas austriakët Manuel Feller(+0”10) dhe Marco Schwarz (+0”16).

Për Strasser ky ishte afirmimi i parë në slalom dhe i dyti në karrierë, pas atij të fituar në janarin e vitit 2017 në Stockholm të Suedisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore