Euro 2020

‘Kupa e Botës do të jetë mes Italisë, Spanjës dhe ndoshta një shteti tjetër’


Rruga e Italisë drejt triumfit të Europianit mund të mos ketë qenë më interesante për një tifoz neutral, me skuadrën e Mancini-t që kishte një performancë shumë të mirë nga fillimi deri në fund.

Ndeshja me Spanjën ishte ajo që e vuri skuadrën azure më shumë në probleme.

Skuadra e Luis Enrique-s kishte më shumë raste dhe zhvilloi lojë më të mirë, por Italia fitoi me penallti.

“Nuk mund të fitosh çdo ndeshje duke dominuar”, u tha Mancini futbollistëve të tij para ndeshjes me Spanjën.

“Është çka ne duam, por në lojë është edhe kundërshtari. Nëse duhet të presim, presim. Lëri të luajnë, qëndroni të qetë”.

“Spanja ka një skuadër të mirë. Kupa e Botës do të jetë mes Italisë, Spanjës dhe ndoshta një skuadre tjetër”, tha Roberto Mancini.

“Ata kanë futbollistë shumë të mirë, të rinj, por shumë të mirë”.

“Nuk do të jetë e lehtë. Do të kemi vështirësi, por si gjithmonë, do të tentojnë që së bashku të arrijmë gjithçka”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore