Përballje

Kupa e Afrikës, çerekfinalet


Plot gola, plot spektakël, plot yje.

Edicioni i vitit 2022 i Kupës kontinentale të Afrikës, i sjell të gjitha këto.

Deri në këtë pikë, kemi parë gjithçka që futbolli mund të ofrojë – dhe më e mira është se turneu po futet tani në fazën kulminante.

Pas penalltive së ditës së mërkurë, yjet afrikanë pushojnë për dy ditë para se të kthehen në fushë.

Ishin 24, kurse tani kanë mbetur vetëm tetë.

Lufta për mbretin e kontinentit të Afrikës kalon kah Kameruni me çerekfinalet që sjellin spektakël të vërtetë.

Pikërisht janë vendasit ata që e nisin të parët.

Ndeshja e parë e çerekfinaleve zhvillohet të shtunën në orën 17:00, dhe përballë njëra tjetrës janë Gambia dhe Kameruni.

Në të njëjtën ditë, tri orë më vonë, zhvillohet edhe një ndeshje tjetër.

Burkina Faso përballë befasisë së Tunizisë, që eliminoi favoritët, Nigerinë.

Me këto dy ndeshje, mësohen dy nga gjysmëfinalistët e parë, kurse një ditë më vonë, të dielën, kundërshtarët e tyre.

Dita e diel nis në orar ndryshe, me ndeshjen Egjipt – Maroko që zhvillohet në orën 16:00.

Egjipti dhe Maroko, dy nga skuadrat favorite të këtij kompeticioni, duhet të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje të zjarrtë.

Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale përballet me fituesin e duelit Gambia – Kameruni.

Për të kompletuar gjysmëfinalet, ka edhe një ndeshje.

Të dielën me fillim në 20:00, Senegali përballet me Guinen Ekuatoriale.

Triumfuesi i këtij takimi përballë në ¼ do të ketë Burkina Fason ose Tunizinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore