Sport

Kupa ATP: Italia për herë të parë në finale


Italia fluturon për herë të parë në finalen e Kupës ATP, në Melbourne. Dy ndeshjet teke kanë qenë të mjaftueshme që ekipi i udhëhequr nga Vincenzo Santopadre ta çojë në nokaut Spanjën, së cilës i mungonte Rafael Nadal për shkak të problemeve me shpinën, ç’ka mund të konsiderohet si dhuratë për kalimin e Italisë në finale, që do të luhet të dielën në mëngjes kundër Rusisë së Rublev dhe Medvedev.

Falë një Fabio Fognini shumë të frymëzuar dhe një Matteo Berrettini që shfaqi formën e tij më të mirë, Fabio më në fund ka thyer tabunë e Pablo Carreno Busta, numëri 16 në botë, i cili e kishte mposhtur atë në të shtatë takimet e mëparshmet. Fognini e mposhti spanjollin Busta me rezultatin 2-1( 6-2, 1-6, 6-4) Një ndeshje që u ndërpre 40′ nga shiu dhe përfundoi brenda.

Fitore më e lehtë për një Matteo Berrettini shpërthyes, i cili me 13 ace mundi n.13 në botë Roberto Bautista Agut, në dy sete (6-3, 7-5), duke e dërguar Italinë në finale. Në pritje të saj është Rusia, e cila mposhti Gjermaninë 2-0, falë sukseseve të Rublev (8 të botës) me Struff dhe Medvedev (5) me Zverev.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore