Sport

Kundërshtarët e ekipeve shqiptare në Conference League nëse kalojnë turin


Ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët nëse arrijnë të kalojnë turin e dytë eleminator në Conference League.

Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen më datën 5 gusht, ndërsa ato të kthimit më 12 gusht.

Shorti:

Teuta, nëse kalon Inter Escaldes-in do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers-it.

Prishtina, nëse arrin të kalojë  Connah’s Nomads-in, do të përballet me skuadrën fituese të çiftit Valur – Bodo Glimt.

Shkëndija e Tetovës, nëse kalon Riga-n, do të përballet me fituesin e çiftit Folgore – Hibernians.

Partizani, nëse arrin të kalojë Basel-in, do të përballet me fituesin e çiftit Ujpest – Vaduz.

Vllaznia, nëse kalon AEL Limassol-in, do të përballet me fituesin e çiftit Qarabag – Ashod.

Shkupi, nëse fiton me Santa Clara-n, do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana –Birkirkara.

Drita, nëse kalon Feyenoord-n, do të përballet me Luzern-ën.

Laçi, nëse kalon Universitatea Craiova-n, do të përballet me belgët e Anderlecht-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore