Teknologji

Kundër taksës së Maryland-it


Grupe lobimi që përfaqësojnë kompanitë e mëdha teknologjike si Google-i, Facebook-u dhe Amazon-i, po përpiqen të ndalojnë vendimin që mori Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i parë me taksë për reklamat digjitale.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se grupet e lobimit kanë paraqitur në një proces gjyqësor pretendimin se taksa shërben për të diskriminuar tregtinë ndërshtetërore dhe ndërhyn në punët e jashtme.

Këto grupe lobimi përfshijnë Dhomën e Tregtisë të SHBA-së dhe Shoqatën e Internetit e cila është themeluar nga Google-i, Amazon-i, Facebook-u dhe eBay.

Sipas Reuters, ky projektligj i cili u miratua besohej se do të pasohej nga një valë e ngjashme e legjislacioneve në të gjithë vendin. Ai është produkt i synimit që kanë politikbërësit për të frenuar dominimin ekonomik të platformave të mëdha të teknologjisë të cilat kanë ngritur biznese masive të reklamave digjitale.

Pritet që projektligji të grumbullojë pas vënies në zbatim në vitin e tij të parë, 250 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore