Përballje

Kumbulla shënon, Roma fiton


Roma është bërë skuadra e tetë nga tetë që arrijnë çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, në “Olimpico” ishte skuadër pritëse e skuadrës nga Serie B, Lecce.

Ndeshja, ndryshe nga ç’ishte pritur, filloi në avantazh për mysafirët, qe gjetën golin pas 14 minutash me Calabresi-n.

Roma më pas u vërsul në sulm, dhe golin e barazimit e gjeti pesë minuta para mbylljes së 45 minutëshit të parë.

Ishte mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, ai që barazoi shifrat.

Pjesa e dytë më pas ishte shumë e lehtë për Romën.

Abraham dhe Shomurodov shënuan për fitoren e lehtë të Romës, me rezultat 3-1.

Në raundin tjetër, ata do të jenë vendas të Inter-it, kurse çiftet tjera çerekfinale janë këto:

Milan – Lazio

Fiorentina – Atalanta

Juventus – Sassuolo

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore