Sport

Kumbulla: Dita më e lumtur e jetës sime


Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Marash Kumbulla, foli pas ndeshjes finale në UEFA Conference League, ku Roma e tij triumfoi 1-0 përballë Feyenoord-it.

“Kjo është dita më e lumtur e jetës time. Nuk kishte gjë më të bukur se sa të festoja me tifozët shqiptarë në këtë stadium. E kishim pritur shumë këtë ditë dhe shpresojmë të vazhdojmë me suksese të tjera”, tha Kumbulla.

“Ndihem mirë te Roma. Dua që të vazhdojmë një tjetër sezon ku të bëjmë mirë. Trajneri beson tek unë dhe shpresoj të kem minutat e mia”, vijoi mbrojtësi kuqezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore