Lajme

Kuleba BE-së: Pranimi i Ukrainës, vendim historik


“Vendimi më i mirë që Bashkimi Evropian mund të marrë tani është të pranojë Ukrainën si një anëtare të re me të drejta të plota të BE-së pa vonesë”.

Ky ka qenë reagimi i ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba, fill pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë.

“Historia ka treguar se vendime të tilla janë të mëdha dhe historike, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Ky hap është pikërisht një vendim i tillë”, theksoi ai në median sociale Twitter.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore