Sport

Kukësi i humbet penallti në minutat e fundit dhe shansin për t’u afruar me kreun


Ka përfunduar sfida e fundit e javës së 12 në Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Laçit. Në “Air Albania” fitues ka dal skuadra kurbinase me rezultatin 2-1.

Verilindorët në minutat e fundit të takimit humbën një 11 metërsh, duke i hequr vetes mundësinë për të dal me një pikë nga ky takim.

Heroi i takimit për Laçin ishte Saliuo Guindo. Sulmuesi nga Mali realizoi dy gola të shpejtë në minutën e 11 dhe 13 të pjesës së parë.

Kukësi gjeti rrugën e rrjetës në sekondat e fundit të pjesës së parë, por gjyqtari kryesor i takimit, Kridens Meta, pas rishikimt të rastit në VAR, e anuloi golin për faull në sulm.

Në pjesën e dytë, verilindorët ngushtuan rezultatin në 2-1 falë golit të Edi Basa-s në minutën e 55. Në të 88 minutë, Meta akordon penallti për Kukësin, të cilën Ardit Hila, nuk e dërgon dot në rrjetë.

Pas tetë minutave shtesë mbyllet takimi dhe Laçi del me tri pikë nga “Air Albania”. Kurbinasit shkojnë në kuotën e 18 pikëve, në vendin e katërt në kampionat.

Kukësi qëndron në vendin e dytë me 23 pikë, por dështon t’i afrohet Tiranës kryesuese. Bardheblutë kanë katër pikë më shumë se Kukësi tashmë.

Renditja e Superiores:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore