Shqipëria

Kukës/ Basha: Do të hapet një inkubator teknologjie dhe informacioni


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më 2 prill, vijoi fushatën e tij zgjedhore në qytetin e Kukësit.

“Për tetë vite, qeveria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin me këmbë, duke shkatërruar ekonomitë tuaja familjare”.

Basha tha se Kukësi do të kthehet në kryeqytetin e Veri-Lindjes.

Kryedemokrati tha se në Kukës do të hapë një inkubator të teknologjisë dhe informacionit në bashkëpunim me një Universitet të Austrisë.

“Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore