Lajme

Kufizimet e Kinës ndaj COVID-it shtohen, biznesi frenohet


Në Kinë, mes banorëve dhe grupeve të biznesit që po përjetojnë kufizime më të rrepta të kontrollit kundër COVID-it ka zënë vend zemërata.

Kjo vjen teksa vendi ka raportuar një tjetër nivel historik të infektimeve ditore vetëm disa javë pasi u ngjallën shpresat për lehtësimin e masave.

Ringjallja e rasteve të COVID-it, me 32 mijë e 695 infektime të reja lokale të regjistruara të enjten, teksa qytete të shumta raportojnë shpërthime, ka shkaktuar bllokime të përhapura dhe frenime të tjera në lëvizje dhe biznes.

Dhoma Franceze e Tregtisë në Kinë u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë siç duhet masat e “optimizimit” të COVID-it, në një deklaratë të shpërndarë gjerësisht në media.

20 masat, të cilat përfshijnë karantina të shkurtuara dhe hapa të tjerë më të shënjestruar, u kishin “dhënë shpresë” kompanive franceze për më shumë shkëmbime tregtare dhe ekonomike dypalëshe.

Mirëpo, “politikat e mira gjithashtu duhet të zbatohen në një mënyrë uniforme dhe pa shtuar shtresa të tjera kontradiktore”, thuhet në njoftim.

Ashtu si rastet në rritje, njoftimi i masave të reja ka ncitur një përgjigje gjithnjë e më të rëndë nën qasjen strikte të Kinës me politikën zero-COVID.

Ajo ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri të gjerë në qytetet e mëdha, përfshirë Pekinin, ku shumë banorë janë të mbyllur në shtëpi.

Sakaq, në fabrikën më të madhe në botë të iPhone-it në Zhengzhou, më shumë se 20 mijë të punësuar të rinj janë larguar pas trazirave të punonjësve të shkaktuar nga COVID-i këtë javë.

Çka ka rrezikuar më tej prodhimin në fabrikën e furnizuesit të Apple-it atje, Foxconn.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Pse po vazhdon Pekini me politikën zero-COVID?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore