Lajme

Kuçi: Qeveria duhet t’i respektojë aktgjykimet e Kushtetueses


Hajredin Kuçi

Ndërsa Kosova feston 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Ish-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, Hajredin Kuçi, ka thënë se akti më i lartë juridik i Kosovës për sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut është ndër më të mirat.

Kuçi gjithë në këtë mes si shumë të rëndësishëm e sheh respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese edhe në raste kur ai aktgjykim ka prishur balance politike apo pozita personale.

Prandaj, sipas tij, si në të kaluarën edhe Qeveria aktuale duhet që të vazhdojë traditën e respektimit të aktgjykimeve të Kushtetueses në atë mënyrë që të mos prishet piramida e drejtësisë.

Ish-ministri i Drejtësisë, Kuçi, ndër të tjera, ka thënë se hartimi i Kushtetutës së Kosovës ka qenë njëra prej punëve më të mira që është bërë për të kontribuar në shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Unë mendoj se sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut Kushtetuta është solide, ndoshta ndër më të mirat do të thoja. Në anën tjetër sa i përket ndarjes së pushteteve janë të drejtat që lindin nga gjenerata e tret, që mund të jenë për shërbime më të mira për qytetarët. Ato që i lidh me mbrojtje të ambientit apo edhe për qasje të tjera që gjithmonë e bëjnë  jetën më funksionale”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur si anti-kushtetues ligjin e hartuar nga qeveria për Këshillin Prokurorial, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ishte pajtuar me vendimin.

Haxhiu duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e dhënë kishte deklaruar se për ta më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të Këshillit Prokurorial, sesa interesi i përgjithshëm dhe ndalimi i koorporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore