Sport

Kualifikueset e Kupës së Botës për femra, Kosova dhe Shqipëria zbresin në fushë


Ditën e enjte të 25 nëntorit në fushën e blertë do të zbresin Kombëtarja e Kosovës për femra dhe ajo e Shqipërisë. Përkatësisht vajzat verdhekaltër përballen me Poloninë dhe ato kuqezi me Norvegjinë.

Të dy skuadrat janë pjesë e Grupit F në kualifikueset e Kupës së Botës, Australi – Zeland e Re 2023. Së bashku me to në grup janë edhe Polonia, Norvegjia, Belgjika dhe Armenia.

Sfida e parë do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 16:00. Kosova pret Poloninë, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve.

Ky do të jetë takimi i parë historik mes dy kombëtareve. Pas katër ndeshjeve të para, polakët numërojnë tetë pikë dhe renditen në vendin e dytë. Vajzat dardane kanë katër pikë dhe renditen në vendin e pestë.

Vajzat kuqezi do të përballen me Norvegjinë në “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:10. Norvegjezet kryesojnë Grupin F me 10 pikë. Shqipëria renditet në vendin e katërt me katër pikë.

Kjo do te jetë përballja e tretë historike mes dy kombëtareve. Në vitin 2013, Norvegjia ka fituar me rezultatin 7-0 dhe në 2014 me rezultatin 11-0.

Në këtë grup, do të ketë edhe një përballje tjetër këtë të enjte. Belgjika do të përballet me Armeninë.

Ndeshjet e fundit kualifikuese për këtë muaj do të zhvillohen më 30 nëntor. Në “Fadil Vokrri” do të ketë përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Renditja e Grupit F:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore