Shëndet

Kuajt dhe ndikimi i tyre për një shëndet më të mirë mendor


Kafshët mund të ofrojnë një mbështetje të jashtëzakonshme emocionale. Përtej marrëdhënies së pronarit të kafshëve shtëpiake që shumë prej nesh e kanë përjetuar me dashuri, kafshët ndonjëherë përdoren në mjediset terapeutike për të ndihmuar klientët të shërohen nga periudha të vështira emocionale.

Albanain Post transmeton disa fakte rreth kuajve dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor të njeriut.

Çfarë është terapia e kuajve?

Psikoterapia e asistuar nga kuajt përfshin kuajt në procesin terapeutik.

Gjatë këtij procesi njerëzit merren me aktivitete si pastrimi, ushqimi dhe drejtimi i një kali ndërsa mbikëqyren nga një profesionist i shëndetit mendor, transmeton Albanian Post.

Qëllimet e kësaj forme të terapisë zhvillojnë aftësi të tilla si rregullimi emocional, vetëbesimi dhe përgjegjësia.

Seancat e terapisë mund të ju bëjnë të ndiheni pak të frikësuar kur të shihni se para vetës keni një krijesë të madhe e cila peshon deri në 2 mijë paund. Por mos u shqetësoni sepse kjo ndodh vetëm në fillim, pastaj lidhja mes jush do të bëhet e fuqishme në një interval të shkurtër kohorë.

Historia e terapisë së kuajve

Kuajt janë përdorur për qëllime terapeutike që nga koha e grekëve të lashtë.

Mjeku grek Hipokrati, i njohur si “Babai i Mjekësisë”, shkroi për potencialin terapeutik të hipur mbi kalë.

Ndryshe, kalërimi u bë më popullor si një mjet terapie gjatë viteve 1950 dhe 1960.

Për kë preferohet kjo terapi?

Psikoterapia e asistuar nga kuajt mund të përdoret në një larmi mjedisesh terapeutike.

Në fakt, kuajt mund të përdoren në këshillime me individë të të gjitha moshave, madje edhe me familje dhe grupe.

Duke ofruar një përvojë shumë të ndryshme nga terapitë tradicionale tjera, kjo mënyrë ofron një mundësi për të përdorur të gjitha shqisat ndërsa rezultatet do të arrihen edhe përmes sfidave emocionale.

 

Fëmijët dhe Adoleshentët

Psikoterapia e lehtësuar nga kuajt mund të jetë po më efektive me fëmijët dhe adoleshentët sesa me klientët e rritur.

Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët mund të përjetojnë sfida të ndryshme siç janë trauma, ankthi e depresioni.

Terapia e kuajve u ofron atyre një mjedis të përshtatshëm që është më interesant dhe më komod sesa një zyrë tradicionale ku zhvillohet kjo terapi e bashkangjitur me biseda “të mërzitshme”.

Shumica e fëmijëve që marrin pjesë në këtë lloj terapie janë midis moshës 6 deri 18 vje dhe shpesh e kanë të vështirë të “hapin vetën e tyre” dhe të shprehin emocione e përvoja të dhimbshme.

Gjithashtu, psikoterapia me kuaj lejon të rinjtë dhe njerëzit e të gjitha moshave të përparojnë në sfera si:

Pohueshmëria

Besimi

Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve

Ndërgjegjësimi emocional

Ndjeshmëria

Kontrolli i impulsit

Aftësia për zgjidhjen e problemeve

Aftësitë sociale

Besimi te të tjerët

Besimi tek vetja

Përfitimet nga psikoterapia me kuaj

Edhe pse një shumëllojshmëri kafshësh mund të përdoren në procesin psikoterapeutik, kuajt ofrojnë tipare unike që i kanë bërë ata opsion kryesor për terapitë e ndihmuara nga kafshët.

Sipas ekspertit të ankthit, Dr. Robin Zasio, kuajt sjellin elemente të ndryshme përparimi.

Seancat janë të pa anshme duke mos përfshirë procese gjyqësore

Sado që njerëzit, veçanërisht terapistët, bëjnë më të mirën për të ofruar një hapësirë të sigurt për klientët për të zbuluar lëndime të thella emocionale dhe përvoja të dhimbshme, ndonjëherë gjërat nuk janë të lehta.

Ndërtimi i raportit terapeutik mund të marrë kohë pasi që pjesëmarrësit punojnë drejt ndërtimit të besimit dhe praktikojnë privatësinë absolute në seancë.

Prania e kalit mund të ofrojë një ndjenjë paqeje, pasi ata vetëm do të reagojnë ndaj sjelljes dhe emocioneve të klientit pa ndonjë kërcënim paragjykimi ose ndonjë gjykim të përvojës së tyre emocionale.


Reagimi dhe pasqyrimi

Kuajt janë vëzhgues të mprehtë dhe janë vigjilentë e të ndjeshëm ndaj lëvizjes dhe emocioneve. Ata shpesh pasqyrojnë sjelljen ose emocionet e pacientit, duke përcjellë mirëkuptim dhe lidhje që lejon klientin të ndihet i sigurt.

Kjo gjithashtu u lejon personave që i nënshtrohen kësaj terapie të mbajnë një ndjenjë të vetë-ndërgjegjësimit, duke përdorur sjelljen dhe ndërveprimet e kalit për reagime dhe mundësi për të kontrolluar e përpunuar atë që po ndodh në ato momente.

Kuajt gjithashtu kërkojnë kujdes

Ata duhet të ushqehen, të ujiten, të ushtrohen dhe të pastrohen. Sigurimi i këtij lloji të kujdesit shpesh mund të jetë terapeutik i cili ndihmon në krijimin e rutinave dhe strukturës së rregullt të të jetuarit.

Mes të tjerash, një realitet i fuqishëm për botën është paraqitja e Ankthit në jetët e njerëzve.

Ankthi prek më shumë se 17 milionë amerikanë.

Megjithëse shumica e njerëzve përjetojnë një farë niveli ankthi në pikat e jetës së tyre, veçanërisht rreth përvojave që përfshijnë ndryshime dhe pasiguri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore