Vende

Ku u zhduk statuja në formë penisi?


“Çdo indicie e mundshme po hetohet, por deri tani, nuk ka asnjë shenjë”.

Për vite me radhë, hiker-at që vizitonin malin Grünten, në Bavari, mirëpriteshin nga një atraksion shumë i pazakontë: Një statujë dy metra e lartë, me pamjen e një penisi! Çuditërisht, tashmë ajo është zhdukur.

Sipas gazetës britanike The Guardian, statuja e drunjtë me formë falike, është zhdukur në fund të nëntorit 2020. Ajo kishte qëndruar në majën e malit, në kuotën 1 mijë e 737 metra për vite të tëra.

Asnjë nuk ka dijeni se si falusi gjigand përfundoi në majë të malit. Sipas banorëve të zonës, ajo u la aty nga një familje, djalit të të cilit i ishte dhuruar statuja në formë shakaje nga miqtë e tij.

Zërat ishin se për shkak të peshës së saj, 180 kilogramë, kërkonte shumë përpjekje për t’u lëvizur. Për këtë, ajo u la në vendin ku ishte vendosur fillimisht.

Më pas, me kalimin e turistëve, statuja fitoi shumë popullaritet dhe u kthye në atraksion. Udhëtarët pozonin përpara statujës dhe prapa saj shfaqej pamja e mrekullueshme natyrore që ofronte vendi.

Madje, në Google Maps, ajo paraqitej si një “monument kulturor”.

Tashmë, statuja në formë penisi është zhdukur. Asnjë nuk e di ku, ose pse është hequr. Gjithçka ka ngelur në vendin e saj, është vetëm një grusht tallash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore