Lajme

Ku lind pabarazia gjinore? Ku duhet të luftohet? – Fëmijët në Prishtinë tregojnë situatat kur u ndjenë të pabarabartë


Foto e shkeputur nga kronika

Të qenurit djalë, në shumë nga familjet kosovare, sjellë më shumë përfitime karshi fëmijëve të gjinisë tjetër.

Gratë në të shumtën e rasteve heqin dorë nga e drejta e trashëgimisë qoftë për shkak të traditave apo të ruajtjes së raporteve të mira me anëtarët tjerë të familjes.

Ndryshime pozitive ka, por në qelizat kryesore të shtetit të Kosovës, diskriminimi gjinor vazhdon. 

Në kroniken e përgatitur nga gazetarja Annamorea Tiara Nixha, dëgjohen mendimet e fëmijëve dhe rastet konkrete ku ata kanë përjetuar diskriminim gjinor. 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore