Futboll

Ku do të tranferohet Papu Gomez?


Serie A

Ka kohë që flitet dhe nuk përbën më habi fakti që sulmuesi i Atalanta-s, Alejandro Gomez, do të largohet prej klubit në janar 2021.

Informacionet që qarkullojnë në merkaton italian, bëjnë me dije se Papu Gomez-in (siç njihet) e pret Inter-i pasi të largohet nga zikaltrit e Atalanta-s.

Por, burimet e portalit italian ‘sportmediaset.it’transmeton AlbanianPost, tregojnë se krahas milanezëve, në listë është dhe Lazio.

Igli Tare duket se ka pritshmëri te argjentinasi dhe është gati t’i ofrojë dy milionë eur  mbi një kontratë dy vjeçare të klubi kryeqytetas./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore