Lajme

Kryetarja e Parlamentit e ktheu mbrapsht propozimin e deputetëve për shkarkimin e Gjukanoviç-it


Danijela Gjuroviç, Kryetare e Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka kthyer mbrapsht propozimin e 41 deputetëve që të iniciohet një procedurë parlamentare për të përcaktuar nëse presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka shkelur Kushtetutën dhe të shkarkohet nga detyra.

Gjuroviç ka thënë se rregullorja e punës së Parlamentit nuk lejon që të shqyrtohet dy propozime njëherësh, por ato duhet të jenë të ndara.

“Propozimi i dorëzuar përmban fillimin e një procedure e cila, në kuptimin e saj procedural dhe juridik, ka dy faza dhe kërkon propozime të veçanta”, ka deklaruar ajo, transmeton mediumi malazez ‘Dan’.

Kryeparlamentarja ka theksuar se është e nevojshme të korrigjohet propozimi i paraqitur dhe të emërtohet si propozim për fillimin e procedurës për të parë nëse Gjukanoviç shkelur Kushtetutën, pastaj të paraqesë kërkesë për shkarkim.

“Vetëm pas përfundimit të procedurës për atë propozim dhe miratimit të vendimit të Parlamentit se presidenti ka shkelur Kushtetutën, janë plotësuar kushtet për të propozuar vazhdimin e mëtejshëm të procedurës dhe në përputhje me plotësimin e kushteve, të paraqesë kërkesë për shkarkim”.

Ajo nënvizoi se meqenëse akti i dorëzuar ka kombinuar propozimin për dy procedura, propozimi i paraqitur duhet të korrigjohet dhe të harmonizohet me dispozitat e rregullores së punës.

Deputetët e shumicës parlamentare së vjetër parlamentare, ‘Frontit Demokratik’ pro-rus, ‘Demokratët’ dhe Lëvizja Qytetare ‘URA’ kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Në nismën për shkarkim thuhet se Gjukanoviç ka shkelur Kushtetutën pasi siç pretendojnë ata, nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike në konsultimet për formimin e qeverisë, e as Miodrag Lekiç-in, i cili sipas marrëveshjes së shumicës parlamentare, mori mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore