Kosova

Kryetarja e Gjykatës Speciale më 4 korrik në Kosovë


Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, më 4 korrik do të jetë në Kosovë për të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar në Gjilan me shoqërinë civile për të ofruar informata për mandatin, punën dhe vazhdimësinë e Gjykatës Speciale.

Ajo gjithashtu do pranoj pyetje gjatë gazetarëve në këtë takim.

Lajmin e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës, përmes njoftimit dërguar mediave.

“Më 4 korrik 2022, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova do të jetë në një ngjarje në Gjilan me shoqërinë civile për të ofruar informata për mandatin, punën dhe vazhdimësinë”.

“Ky takim interaktiv organizohet si pjesë e programit Outreach të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes kriminale të përbashkët” pretendon se të njëjtit kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Më 25 shtator në Prishtinë janë arrestuar edhe krerët e Organizatës të Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më 7 tetor, dy udhëheqësit e shoqatës u deklaruan të pafajshëm për akuzat që përfshijnë pengimin e drejtësisë, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të dy të pandehurit i thanë kryetarit të trupit, Charles Smith, se ishin të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e supozuara të luftës të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore