Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike: Bizneset do të detyrohen t’i rrisin çmimet nëse shtrenjtohet energjia elektrike


Ilustrim

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me rritjen e tarifave të energjisë elektrike do të rriten edhe më tej çmimet e produkteve në vend.

Si refernc për këtë Rafuna e merr kërkesën e fundit të KESCO-s që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të shqyrtojë mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Sikurse Nafta që ka drejtpërdrejt efekt në procesin e prodhimit, po ashtu edhe rryma ka efekt të drejtpërdrejt në procesin e prodhimit. Në muajin shkurt të vitit të kaluar nuk ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE-ja për bizneset, për këtë arsye ne presim që të kemi një njoftim zyrtar nga ZRRE-ja, se a janë të përfshira bizneset në rritjen e çmimit të energjisë që pritet të ndodh shumë shpejt”, ka shpjeguar Rafuna për Kosova Press.

Sipas Rafunës bizneset në Kosovë kanë kërkesa të arsyeshme dhe ligjore që Qeveria e Kosovës të ju dal në ndihmë si rezultat i pandemisë por edhe inflacionit të madh.

Lulzim Rafuna

“Qeveria e Kosovës në disa mënyra mund të ju del në ndihmë bizneseve. Mendoj që ne së bashku me qeverinë, kuvendin pse jo edhe me presidencën duke biseduar mund të ju dalim në ndihmë bizneseve në atë mënyrë që këta të fundit të kalojnë sa më lehtë krizën ekonomike në vend”, ka shtuar ai.

“Nëse ne i trajtojmë mirë bizneset në Kosovë, atëherë një gjë e tillë do të jetë thirrje për investitorët e huaj që të vijnë e të investojnë në vendin tonë”.

Ndryshe ditë më pare Furnizuesi me Shërbim Universal të rrymës në Kosovë, KESCO, ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë shtrenjtimin e tarifave të rrymës me arsyetimin e mungesës së subvencionimit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas KESCO-s nëse nuk merren parasysh rreziqet aktuale mund të krijohen probleme më të thella financiare dhe të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore