Përballje

Kryesuesit e Tiranës fitojnë përballë kampionëve në fuqi të Teutës


E diela në Abissnet Kategorinë Superiore u mbyll me një ndeshje shumë interesante mes Tiranës dhe Teutës.

Në “Air Albania”, dy skuadrat luftonin për gjëra krejtësisht të ndryshme.

Tirana që të rikthente kreun që e humbi tri orë më parë nga Kukësi, kurse Teuta që të përfitonte nga gabimi i Partizanit.

Të parët ia arritën, kurse të dytët jo.

Tirana e dominoi takimin dhe arriti ta fitoj atë, shumë qetë, edhe pse rezultati nuk e tregon të njëjtën gjë.

Bardheblutë kishin epërsi të dyfishtë, me nga një gol në secilën pjesë.

Goli i Teutës në minutën e 84-të e bëri jo të sigurt fitoren e bardhebluve, por ata arritën që deri në fund të ruajnë shumë mirë epërsinë.

Me këtë fitore, Tirana e rimerr vendin e parë, kurse Teuta mbetet në vendin e gjashtë.

Pas 14 javësh të luajtura, tabela në Kategorinë Superiore duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore