Lajme

Kryeson bindshëm PDK në Prizren, deri më tani


Deri më tani në Komunën e Prizrenit janë numëruar afër 24% të votave të përgjithshme të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës kryeson me 58,79% ose 6 mijë e 7 vota, ndërsa Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje është në 41,21% ose 4 mijë e 211 vota.

Deri tash janë numëruar votat në 52 vendvotime, nga gjithsejt 221 sa janë tërësisht.

Ndërsa nga totali 173 mijë e 359 votuesve të regjistruar, janë procesuar 35 mijë e 998, nga sa rezultojnë për Totajn dhe Haskukën, në total afërsisht 10 mijë vota.

Sipas trendeve të treguara nga Exit Poll-i i Albanian Post, Shaqir Totaj kryeson në matjet paraprake të votës së prizrenasve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore