Lajme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendos për mbajtjen e tri seancave – njëra ndër to për Trustin


Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Të hënën kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave.

Dy seanca do të mbahen më 22 dhe 23 qershor dhe një tjetër do të mbahet në fillim të javës së ardhshme, të mërkurën do të jetë vazhdimi i seancës së ndërprerë më 16 qershor.

Pikë e rendit të ditës do të jetë draftligji për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional.

Të enjten, mbahet seancë e re me një pikë e rendit ë ditës – rishikimi i buxhetit.

Të hënën do të jetë seancë e re, ku ndër të tjera do të shqyrtohen në lexim të dytë Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Projektligji për deklarimin e pasurisë.

Shefi i GP-së së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përveç për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ka folur edhe për kërkesat e organizatave të dala nga lufta, për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.

“Ju e dini që të mërkurën në rend dite do të jetë një draftligj për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Trusti, kërkesë kjo që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me rritje të çmimeve të secilit produkt esencial ushqimor, të derivateve e të energjisë elektrike”.

Shefi i GP-së së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Nuk është në vullnet as të opozitës që t’i bllokojmë seancat, ne nuk largohemi nga Kuvendi, këtu e bëjmë betejën, por jo të lejohet të vazhdohet sikur është gjithçka normale kur po protestohet pikërisht në Kuvend”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërsa, shefi i grupit paralementar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të të trajtohet ngritja e çmimeve, të flitet për masat konkrete që kjo Qeveri duhet t’i marrë.

Shefi i grupit paralementar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Për ne janë katër pika kryesore: Është ligji i pagave, paga minimale të mos kthehet në problem politik, zvogëlimi i akcizës për pesë muaj dhe e fundit ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike që do të duhej të bëhej me investimet kapitale, ku janë bllokuar mbi 600 kontrata milionëshe”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore