Lajme

Kryeministrja e Norvegjisë, 2 mijë e 350 dollarë gjobë për shkeljen e kufizimeve Covid-19


Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, është gjobitur për shkeljen e kufizimeve Covid-19 të qeverisë së saj në lidhje me një festë që ishte organizuar për 60 vjetorin e saj të lindjes.

Solberg është urdhëruar të paguajë 20 mijë krona (2 mijë e 350 dollarë), tha Ole Saeverud nga distrikti i policisë në jug-lindje, gjatë një konference për shtyp, e mbajtur në internet.

Solberg ka pranuar tashmë se ajo i ka shkelur udhëzimet kombëtare me marrjen pjesë në një event familjar në një vendpushim skish shkurtin e këtij viti. Takimi përmbante më shumë njerëz sesa lejohej sipas kufirit zyrtar të diktuar nga kufizimet e Norvegjisë Anti-Covid.

Hapi i gabuar nuk ka shkaktuar kërkesa apo thirrje për dorëheqjen nga Solberg dhe Partia e saj Konservatore vazhdon të jetë më e popullarizuara në sondazhet e opinioneve përpara zgjedhjeve të shtatorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore