Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Federici


Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Franco Federici.

Komandanti i KFOR-it, Federici ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e  re, po ashtu ai i ka konfirmuar kryeministrit gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit të më tejshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it në mënyrë që të jenë në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës

Kurse kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë. Ai po ashtu tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm.

Tutje kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin për masat e reja kundër Covid-19 që ka  ndërmarr Qeveria, të cilat nga sot kanë hyrë në fuqi. Ai po ashtu e informoi gjeneralin se  të gjitha institucioneve përkatëse  po angazhohen maksimal që të sigurojnë doza të reja të vaksinës kundër Covid-19, transmeton RTK 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore