Shqipëria

Kryeministri i Luksemburgut mirëpritet në Shqipëri me ceremoni zyrtare


Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë shqiptare ku dhe është nderuar me ceremoni zyrtare.

Mikpritësi ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e prezantoi me një pjesë të kabinetit të tij për t’iu drejtuar më pas ambienteve të brendshme të institucionit qeverisës.

Në përmbyllje të vizitës zyrtare pritet që të dy udhëheqësit të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore