Lajme

Kryeministri australian reagon pas akuzave ndaj kabinetit


Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka përjashtuar nga kabineti i qeverisë së tij Christian Porter-in, i cili akuzohet për përdhunim.

Porter nuk do të jetë më Prokuror i Përgjithshëm. Ai do të mbetet në kabinet me një pozicion të ri.

Nga ana e tij, ish-prokurori i ka hedhur poshtë me forcë pretendimet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në 1988.

Çfarë qëndron pas ndryshimeve?

Kryeministri javët e fundit është përballur me presion të fortë, pasi duhet t’iu përgjigjet një serie akuzash për përdhunim, sjellje të keqe dhe seksizëm, qëkanë tronditur politikën australiane dhe opinionin publik.

Morrison është duke luftuar për të menaxhuar zemërimin në rritje për pretendimet e përdhunimit në zyrat shtetërore.

Brittany Higgins pretendon se është përdhunuar në vitin 2019, në zyrën e ministres së Mbrojtjes, Linda Reynolds.

Në atë kohë, ajo e tërhoqi ankesën e saj nga policia, pasi frikësohej se do të humbiste vendin e punës.

Brittany Higgins, bashkë me tri gra të tjera, pretendojnë se janë përdhunuar nga i njëjti burrë. Ato e kanë dorëzuar padinë në polici.

Këto akuza u shfaqën për herë të parë në fillim të shkurtit 2021.

Historia e Brittany Higgins

24-vjeçarja e atëhershme, e cila ishte detyruar të tregonte historinë e saj në të njëjtën dhomë ku ndodhi përdhunimi i pretenduar, tha se ndjente se u detyrua të zgjidhte midis “punës së ëndrrave” dhe raportimit të çështjes në polici.

Dy vite më vonë, një foto e kryeministrit me Grace Tame, avokate për viktimat e sulmeve seksuale, provoi shumë për Higgins, e cila ndjeu se i ishte “mbyllur goja nga qeveria”.

Ajo dha dorëheqjen, foli me Policinë Federale Australiane në lidhje me mundësinë e rihapjes së çështjes së saj dhe doli në publik, duke shkaktuar një stuhi zjarri për qeverinë Morrison.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore