Shqipëria

Kryemadhi: Vlora i ka dhënë identitet Shqipërisë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ka qenë këtë të shtunë në Vlorë nga ku ka prezantuar kandidatët e LSI-së  për deputetë.

Ajo e cilësoi Vlorën si një qytet që i ka dhënë identitet Shqipërisë.

“Vlora është një qytet, që për hir të së vërtetës i ka dhënë identitet Shqipërisë, i dha pavarësinë Shqipërisë, i dha forcën Shqipërisë, i dha frymë, i dha jetë, por i dha edhe bukuri”.

Kryemadhi gjithashtu foli edhe për gratë dhe vajzat që i kanë qëndruar pranë LSI-së në situata të vështira. Sipas Saj, gratë kanë përballuar dhunën dhe terrotin nga një “kafkë” në ikje.

“Jam mirënjohëse të gjitha grave dhe vajzave, që në ditët më të vështira qëndruan në LSI, luftuan në LSI dhe mbi të gjitha përballuan, presionin, dhunën dhe terrorin psikologjik të një kafke në ikje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore