Shqipëria

Kryemadhi prezanton kandidatët në Gjirokastër


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim në Memaliaj, ku prezantoi dhe kandidatin  Albert Malaj në Memaliaj.

Gjatë ditës së sotme, më 14 mars, u prezantua ekipi që do të kandidojë në qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Memaliaj prezanton kandidatin Albert Malaj.

Kryemadhi prezantoi kandidatët në Gjirokastër prezantoi në Gjirokastër kandidatët për deputetë në këtë qark. Kryemadhi theksoi disa nga problemet më të mëdha të vendit, duke theksuar, papunësinë, rënien ekonomike për shkak të pandemisë, shpopullimit, etj.

“Do të bënim prezantim prezantimin në një shtëpi karakteristike të prezantimit të të gjithë ekipit të Gjirokastrës, ashtu siç do të bëjmë edhe në Përmet, në Tepelenë, me shokët e miqtë tanë atje, për të bërë prezantimin e të gjithë kandidatëve tanë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës” tha Kryemadhi në fjalën e saj.

Kryemadhi theksoi se tradita dhe trashëgimia  që përfaqëson kjo zonë  është e domosdoshme dhe vjen si rezultat i angazhimit të të rinjve.

“Nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastër dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta” tha ndër të tjera ajo.

Kryemadhi foli edhe për mbylljen e degëve në Universitetin e Gjirokastrës.

“Mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë”, deklaroi Kryemadhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore