Shqipëria

Kryemadhi padit Veliajn në SPAK/ Kryebashkiaku: Muhabete brenda familjes së tyre


Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat ka deklaruar se paditë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë në SPAK.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se kryebashkiaku ka gisht në 128 milionë euro të humbura për inceneratorin e Tiranës dhe krijimin e një kompanie off-shore.

“Ku janë 128 milionë euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën dhe ata i kërkuan Erion Veliaj të dalë të shpjegojë. A janë këtu 128 milionë euro investim. SPAK është në provë për të verifikuar a janë aty 128 milionë euro investim të kompanisë off-shore në Holandë”.

Përplasja Veliaj-Kryemadhi

Më herët, kryebashkiaku Veliaj, gjatë një interviste televizive iu përgjigj akuzave për aferën korruptive të inceneratorëve të bëra nga Kryemadhi si “muhabete brenda familjes së tyre”.

“Ajo duhet ta dijë më mirë. Kanë qenë ministra të LSI-së, i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Deklarata e Veliajt erdhi pasi ndër disa raporte të publikuara të hënën e 4 korrikut nga Kryemadhi, ishin edhe disa dokumente të reja lidhur me skemën e aferës së inceneratorit të Tiranës.

Aty theksohej se kompanitë, të cilat janë caktuar për të kryer punimet për inceneratorin e kryeqytetit, kryejnë evazion fiskal përmes faturave fiktive.

Dhe për këtë, Kryemadhi bëri përgjegjës qeverinë dhe kryebashkiakun e Tiranës.

“Kjo gjë bëhet në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet që janë të lidhura drejtpërdrejt”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore