Shqipëria

Kryemadhi: Ambasadori britanik do të jetë në Elbasan për të monitoruar zgjedhjet


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, këtë të enjte, ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Duncan Norman, në qytetin e Elbasanit.

Kryemadhi tha se ambasadorit do të monitorojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit.

“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikëprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedheve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill”, ka shkruar Kryemadhi në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore