Lajme

Kryediplomatja Gërvalla ngatërron flamurin e OKB-së me atë të NATO-s


Donika Gërvalla - Ministre e Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, tashmë e njohur për gabimet e saj drejtshkrimore, një të tillë e ka bërë edhe së fundmi në një postim të saj në llogarinë e rrjetit social, Twitter.

Gërvalla, ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa është përpjekur ta përshkruaj takimin e saj me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.

https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1409546730031435778

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo.

OKB dhe NATO, pos që nuk janë organizata të njëjta, ato po ashtu kanë edhe qëndrime të ndryshme për shtetin e Kosovës. Gjithsesi, e para e MPJ-së shquhet për gabime të shumta drejtshkrimore.

Madje, muaj më parë, ministrja Gërvalla, kishte publikuar një postim në gjuhën angleze, por me shumë gabime, çka e bëri atë ta fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, thuhej mes tjerash në postim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore