Lajme

Kryediplomati serb, Von Cramon-it: Ke kryer një krim të rëndë politik


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, ka thënë se eurodeputetja Viola Von Cramon, ka “kryer një krim të rëndë politik dhe diplomatik, duke provuar ta relativizojë dhe mbrojë mosgatishmërinë e Kosovës për të diskutuar tema në një mënyrë konstruktive dhe të impelemtojë projektet që kanë dal si obligime nga dialogu”.

Nëse shkohet me principin “nuk ka pajtim për asgjë, derisa të pajtohemi për gjithçka”, në këtë proces që ka afate të qarta për impelemimin e marrëveshjeve, nuk është asgjë tjetër por një tentim për ta shkatërruar dialogun”, pohoi Selakoviç duke i reaguar Von Cramon-it, shkruan gazeta serbe Danas.

Politikanja gjermane pas takimit të së martës në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për Danas, pohoi se “jo domosdoshmërisht duhet të presim rezultate të menjëhershme pas vetëm një raundi, dhe duhet ta mbajmë në mend që për asgjë nuk ka pajtim, derisa të ketë për gjithçka pajtim”.

Selakoviç, në përgjigje të kësaj, mendon se do të ishte gabim kjo qasje, meqë pastaj asgjë nuk do t’i detyronte palët t’u qëndrojnë besnike zotimeve të dala nga dialogu.

“Shpresoj se ajo nuk propozon diçka të tillë”, ka thënë diplomati serb.

Eurodeputetja, Viola Von Cramon

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore