Zgjedhjet në Shqipëri

Kronika dyngjyrëshe për Gjirokastrën


Problematikat e qytetit të Gjirokastrës janë të shumta sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas atyre të Partisë Socialiste problematikat ishin të shumta dhe po bëhen përditë e më të pakëta.

Përtej semantikës, Gjirokastra është qarku me uljen më të madhe të popullsisë dhe raportin më të lartë të të moshuarve.

Pavarësisht investimeve të shumta sipas pushtetit vendor, rinia e këtij vendi ka tendencën e largimit.

Duke qenë se baza e ekonomisë është bujqësia dhe turizmi, shkalla e papunësisë paraqitet shumë e lartë sipas opozitës së vendit.

Por, nga ana tjetër pushteti vendor ka nisur një plan duke rialokuar një fond të veçantë për të mbështetur, për të mbajtur dhe për të mos u larguar të rinjtë nga vendi.

Opozita thotë se investimet që po bëhen nuk kanë transparencë dhe ndërhyrjet që po bëhen po sjellin pasoja dhe dëme për Gjirokastrën.

Por, bashkia ka tjetër fotografi për Gjirokastrën. Dhe në të, përveç ndërhyrjeve në rrugë, janë edhe ato në institucione të kulturës dhe arsimit.

Më bojkotimin e zgjedhjeve vendore nga ana e opozitës në vitin 2019, frerët qeverisjes i ka marrë në dorë Partia Socialiste.

Më 25 prill 2021, nis beteja e vërtetë për të dy palët.

Edhe pse janë zgjedhjet parlamentare, ky shihet si test për besimin që populli ka ndaj tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore