Rajoni

Kroacia me një vizë të veçantë hap dyert për ‘nomadët dixhitalë’


Në 1 janar, Kroacia u bë pjesë e vendeve evropiane që mirëpresin nomadët digjitalë. Kjo do të realizohet përmes sigurimit të një vize me qëndrim të gjatë. Legjislacioni i ri u prezantua në dhjetor të vitit 2020 si pjesë e reformave në ligjit e të huajve.

Si mund të merret viza ‘nomade dixhitale’?

Një nomad digjital do të jetë një person nga jashtë BE-së që punon në ‘teknologji komunikimi’ ose si një punonjës ose përmes si zotërues i kompanisë së tij të regjistruar jashtë vendit.

Punëtorët në distancë mund të aplikojnë për një leje qëndrimi një vjeçare pas mbërritjes. Sipas kushteve, ata nuk lejohen të ofrojnë shërbime për bizneset kroate dhe gjithashtu nuk do t’iu nënshtrohen tatimeve mbi të ardhurat.

Viza e re ‘nomade dixhitale’ pritet të tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit dhe të rrisë industrinë e turizmit të Kroacisë, duke rritur konsumimin e mallrave dhe shërbimeve lokale, përfshirë apartamentet dhe vilat turistike që zakonisht qëndrojnë bosh gjatë muajve të dimrit.

Si një nga vendet e pakta të Bashkimit Evropian, e hapur për turistët në muajt e fundit, Kroacia tashmë ka tërhequr shumë punëtorë dixhitalë nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Të mbërriturit po presin përfundimin e pandemisë, teksa shijojnë motin e mirë dhe atmosferën e relaksuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore