Udhëtime

Kroacia dhe vendet e saj tërheqëse


Një nga destinacionet më të njohura në Mesdhe është Kroacia, një vend me një bregdet të mahnitshëm, jetë të gjallë dhe një bukuri të jashtëzakonshme në shumë qytete të vendosura në vijën bregdetare.

Split

Split është qyteti i dytë më i madh në Kroaci dhe është gjithashtu më i madhi në rajon. I njohur si Dalmacia, ky qytet ofron shumë gjëra. Duke qenë edhe qyteti më i vjetër në rajon, ajo që e bën Splitin të veçantë është pallati i Dioklecianit, i cili daton rreth 1,700 vite më parë. Qyteti ka bukuri mesjetare, me shumë ndërtesa dhe sheshe guri.

Dubrovnik

Qyteti i Dubrovnikut është destinacioni më popullor në bregdetin e Kroacisë. Ky qytet është i famshëm për muret e tij prej guri dhe pamjen mesjetare, të gjitha të kombinuara me arkitekturën simpatike të Mesdheut. Nëse vendosni të vizitoni Dubrovnikin, duhet të shihni patjetër kështjellën Revelin dhe atë të Shën Gjonit, katedralen e Dubrovnikut dhe muret e qytetit.

Hvar

Hvar ka gjithçka që ju nevojitet për pushimet tipike diku në Mesdhe. Ai konsiderohet si një nga destinacionet më popullore dhe romantike në vend. Det i kthjellët si kristal, plazhe të bukura dhe lokale të mrekullueshme, do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në një vend përrallash. Ju mund të vizitoni qytetin Hvar dhe të bëni një udhëtim me varkë në ishujt Pakleni, ose thjesht mund të shijoni plazhet me rërë pranë Jelsa.

Rovinj

Rovinj është një nga vendet më të bukura që mund të shihni në Kroaci dhe nuk është çudi që ajo quhet “Perla Blu e Adriatikut”. Rovinj ofron shumë aktivitete për turistët. Ju mund të shijoni plazhet dhe detin, natyrën e mrekullueshme, si dhe kafenetë apo restorantet.

Korcula

Ashtu si Dubrovniku, Korcula është një tjetër qytet i fortifikuar në Kroaci që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit. Ju patjetër do ta donit këtë qytet nëse jeni një tifoz i historisë. Katedralja e Shën Markut dhe Kisha e Shën Mikailit do t’ju sjellë disa shekuj prapa, duke ju bërë të ndiheni sikur jeni në kohën mesjetare.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore